Alketa Vejsiu ka reaguar pas zhurmës së madhe që u bë me shkrimet ironizuese nga portali i saj, për motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, dhe këtë herë ka folur nga emisioni “Opinion”.
Është fjala për postimet për Xhemin dhe motrat Vjollca në faqen e portalit të Revistës Class, ku ironizohej Xhemin si aktore dhe Luana me Marinën për “jetën e sheikeve”.
Këto postime morën tepër reagime dhe bënë bujë në rrjetet sociale, me njërëz që nisën të kritikonin Alketën dhe ta fyenin atë, derisa në një moment autorësinë e këtyre postimeve e mori një vajzë që punon në Revistën Class.
Këtë tha sot edhe Alketa në emisionin e Fevziut, ku theksoi se gazetaret e saj janë të lira, por pranoi se diçka mund të ishte kursyer në këtë debat.
Madje Alketa u shpreh se në të gjithë këtë debat, askush nuk mendoi sesi do të ndihej ajo vetë, kur të gjithë po e bulizonin:
Blendi Fevziu: “Pas festivalit, në Revistën Class pati sulme ndaj personazheve të tjerë publikë. U duk sikur nuk i përjetove mirë kritikat që të vinin”.
Alketa Vejsiu: “Unë jam një vajzë e ndjeshme pavarësisht se dukem si e fortë, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, mërzitem. Ishte një luftë, një dorë jo e ashpër po shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranatën e sa keqes në lëvizje. Është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive, unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta. Por kur ka ligësi dhe të padrejta, unë nuk ju hap rrugë, jam këtu për të mos ju hapur rrugë, për të thënë të vërtetën time”.
Blendi Fevziu: “Por nuk mund t’jua kthesh në të njëjtën mënyrë”.
Alketa Vejsiu: “Unë nuk jua kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua ‘e bulizuam apo nuk e bulizuam Alketën’! Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari”.
Diskutime rreth kësaj post