Analisti i Afrim Krasniqi ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe ecurinë e reformës zgjedhore. Ai solli edhe disa skenarë, të cilët mund të jenë zgjidhje për krizën aktuale politike në Shqipëri.
“Ka disa skenarë që mund të zgjidhnin krizën politike. Një nga skenarët mund të ishte ai që u përdor në Maqedoni në vitin 2015, sipas të cilit opozitës iu rikthyen mandatet elektorale. Ky model mund të aplikohet edhe për rastin tonë. Ka edhe skenarë që mund të kërkojnë një kompromis më afatgjatë.
Pakti për Shqipërinë, për reformat kryesore që kërkohen me insistim nga faktorët ndërkombëtarë. Ka pastaj edhe skenarë të tjerë që gati-gati i përjashtojnë liderët kryesorë politikë nga një vendimmarrje e ardhshme dhe krijojnë kabinete ose struktura vendimmarrëse më shumë teknike, për të cilat realisht ka nevojë Shqipëria. Por në të gjitha këto raste, në radhë të parë, kërkohet dialog. Fakti që askush nuk komunikon me askënd në mënyrë direkte, është shumë e vështirë për t’i çuar palët te sensi i arsyes”.- tha Krasniqi në A2.
Diskutime rreth kësaj post