Pas takimit ‘kokë më kokë’ kryeministri Rama dhe Albin Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët. Rama bëri të ditur në këtë konference se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, do të mbahet në Shkodër.
“Kemi rënë dakort të nisim përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive që do mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty dakortësuam për Shkodrën, por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive por hapësirat mes dy mbledhjeve do vendosin një funksion një komision jo shtetëror të përbërë nga ministra të komisioneve parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat dhe për ti adresuar mbledhjeve të qeverive në funksion të arritjeve”.
Rama zbardhi edhe detaje nga takimi me Kurtin ku tha se “kemi diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe do vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e 4 lirive themelore të BE në rajonin tonë”.
Shefi i qeverisë në Shqipëri tha se “bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve”.
“E kam thënë, ia thashë edhe sot kryeministrit dhe po e them edhe publikisht, për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve në radhë të parë e pastaj lëvizjen e plotë të mallrave e shërbimeve nuk e kemi kryer detyrën tonë ndaj të ardhmes e njerëzve tanë, është themelore të jemi të gatshëm e të angazhuar e të qartë në çdo hap për të hequr kufirin mes dy shteteve e për ta bërë hapësirën e përveçme të secilit shtet të përbashkët ,lëvizjeje, bashkëpunimi e zhvillimi.
Ne jemi 100% në mbështetje të Kosovës në të gjithë betejën për të çuar përpara procesin e njohjes së plotë dhe afirmimit përfundimtar si shtet sovran e demokratik në gjithë instancat e në raport me gjithë shtetet e institucionet”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post