Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në emisionin ‘Dita Jonë’ foli për situatën aktuale politike dhe sociale në vend. Shehi shprehet se vendi ndodhet në një rrugë pa krye, kur kjo qeveri ka 7 vite në krye të vendit.
“Kjo qeveri e ka bërë shumicën e rrugës sepse ka 7 vjet. Kjo qeveri e ka futur vendin në një situatë të tillë ku unë mendoj se do të duhet shumë kohë për ta futur vendin në rrugën e duhur. Jemi jashtë Europës, jemi jashtë politikës ballkanike, kemi shkuar mbrapa për sa i përket korrupsionit, jemi mbrapa me emigracionin, prandaj them se jemi në një udhë pa krye”, – tha kreu i LZHK.
Diskutime rreth kësaj post