Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është ndalur edhe tek zgjedhjet e parakohshme. Ajo është shprehur se ato do të kryhen dhe se PD po përgatitet për qeveri teknike dhe për zgjedhje të parakohshme.
“Ne nuk e kemi hapur këtë punë. Marrja e përgjegjësive është e padiskutueshme. Basha do të provojë veten si kryeministër. Ai ka mundësitë tagrin për të bërë këtë. Ne jemi fitues.
Pa asnjë diskutim po përgatitemi me një qeveri transitore dhe me zgjedhje të parakohshme. Edhe në kushtet më të vështira. Pasja e një qeverie transitore krijon një zgjidhje”, tha Duma në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post