Periudha e inkubacionit të koronavirusit mund të zgjasë deri në 24 ditë. Kjo ishte ajo që u zbulua nga një studim i ri i realizuar nga epidemiologu kinez Zhong Nanshan, shkencëtari i njohur në botë për punën në përballimin e epidemisë së Sarsit, në vitin 2003.
“Inkubacioni mund të jetë 0 ditë, ose mund të arrijë në 24, 10 ditë më shumë nga sa mendoheshe më parë”, -tha Nanshan.
Nëse përfundimet e Nanshan konfirmohen, duhet të rishikohen masat e karantinës të zbatuara deri tani. Protokolli ndërkombëtar, në fakt, parashikon 14 ditë izolim për ata që rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit, për ata që kanë qenë në zonat e rrezikut, apo në kontakt me pacientët.
Diskutime rreth kësaj post