Pangolini mund të jetë një nga krijesat më të rrezikuara në botë. Por tashmë ai po përflitet edhe për diçka tjetër. Kjo krijesë e vogël dhe e ngrojtur, pa dhëmbë është mamali më i vogël me skelet në botë.
Por gjithashtu mbetet krijesa më e trafikuar në botë dhe është në listën e kafshëve më të rrezikuara për zhdukje. Kjo për shkak se shumë kinezë besojnë se ai mund të kurojë shumë probleme shëndetësore, duke nisur nga impotenca, artriti, kanceri në mëlçi, aknet e madje edhe astmën.
Sigurisht këto janë thjesht trillime. Por kjo nuk i pengon kinezët që ta përdorin mishin e pangolinit si një shenjë pasurie dhe privilegji nëpër bankete. Disa madje preferojnë që të konsumojnë fetusin e pangolinit, i cili hidhet në supë ose verë. Besohet se ai shërben si afrodiziak.
Një krijesë e tillë shitej edhe në tregun e Wuhan-it, prej nga buroi sëmundja e koronavirusit.
Sipas Daily Mail, shkencëtarët mendojnë se pangolini është arsyeja e shpërthimit të virusit dhe jo gjarpërinjtë dhe as lakuriqët. Pas një analize të bërë me sekuencat gjenetike të pangolinit për virusin, 99 përqind e tyre përputhet me pacientët e prekur nga sëmundja.
Një pangolin kushton të paktën 15 mijë dollarë. Shumë aktivistë në mbarë botën kanë nisur prej kohësh një fushatë për të mbrojtur këtë krijesë nga zhdukja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post