Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter, shkruan se korrupsioni është ai që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja, dhe kjo sipas tij është konstatuar edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Në postimin e tij, kreu i PD-së, shkruan se potenciali i Shqipërisë për të thithur investime po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 10, 2020
Diskutime rreth kësaj post