Një grua nga Britania e Madhe në gjendje thuajse paniku u paraqit në mesditën e 8 shkurtit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pas dyshimeve se ishte prekur me koronavirusin.
Ky ishte rasti i parë i cili u bë i dyshimtë për prekje me virusin. Por pas kontrolleve të bëra, rasti rezultoi të jetë negativ.
Gruaja në fjalë disa ditë i kishte kaluar në Francë në një qendër skijimi atje. Por frikë kishte marrë pas marrjes së lajmit se në qendrën ku ishte skijuar ajo, pesë persona ishin prekur me coronë
Megjithatë me kollje të lehtë dhe temperaturë ajo u ekzaminua nga ana e mjekëve të Klinikës Infektive të QKUK’së për një natë. Të dielën me 9 shkurt ajo u lirua për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post