Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së PS, ku u shpalosën edhe vendimet e para për ndryshimet politike që do të ndodhin ne Kongresin e kësaj partie.
Sipas Manjanit kot flitet për kongrese sepse në të vërtetë për gjithçka vendimet i merr Edi Rama.
Postimi i plotë:
Shihni ç’pritshmëri publike kanë ngritur!
Do mblidhet kongresi i partisë që të vendosë për punët e Shqipërisë!!! Aty do vendoset çdo gjë.
Kulmi! Formalisht, kësaj Shqipërie i thonë ende demokraci!!!
Media e publiku i gjerë, në një shoqëri të paktën pluraliste, proporcionalisht duhet t’i përgjigjen me mesazhin: KUJT I PLASI PËR KONGRESIN TUAJ?!
Si me kongres e si pa kongres Edvinin kanë për çdo gjë.
Ç’lesh Kongresi?! Vendimet i merr Tjetri sipas qejfit, pa rregulla e pa procedura, kundër Kushtetutës së Republikës. Nuk e qeth hiç për kolegjialitet e procedurë!
Ndaj them që boll me këtë pritshmërinë se do bëhet një kongres! Kot fare!
Fundja njësoj si kongreset e të gjitha partive, është dhe ky. Llo llo llo llo…. Urraaaaa…! Fitoreeee….!
Diskutime rreth kësaj post