Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së kryesisë së PS doli në një deklaratë për mediat, ku i bëri një thirrje publike presidentit të vendit, Ilir Meta që të zgjohet nga gjumi.
Disa nga bashkitë e vendit janë pa kryetarë pas shkarkimit për sa i takon shkeljeve të zbuluara prej tyre në ligjin e dekriminalizimit. Por se kur do plotësohen këto vakanca, mazhoranca thotë se e ka në dorë kreu i shtetit dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i bëri thirrje sot presidentit Ilir Meta të zgjohet nga gjumi.
A do ushtroni presion tek Presidenti i Republikës për zgjedhjet lokale në bashkitë ku s’ka kryetar?
Balla: Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka.
Zoti president është vënë në dijeni nga institucionet përkatës për vakancën e krijuar, është presidenti që duhet të zgjodhet dhe të respektojë kushtetutën.
Diskutime rreth kësaj post