Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së PS, në një prononcim për mediat ritheksoi se zgjedhjet parlamentare të përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit 2021 duke shuar dyshimet që po qarkullojnë prej ditësh, se mazhoranca do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.
“Në kongresin e partisë do miratojmë një axhendë të aktivitetit politik të PS, biem të gjithë dakort që gjithmonë në këto 29 vite kongreset e PS kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike të vendit.
Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post