Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Aleksandër Biberaj, i ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit”, ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi.
Biberaj ka rikthyer në vëmendje djegien e mandateve të opozitës të ndodhur një vit më parë ku ka theksuar se ishte vendimi i duhur, opozita në parlament ishte fasad dhe nuk mund të futej me këtë kryeministër dhe qeveri në zgjedhje,
“Djegia e mandateve mendoj se ishte e vetmja zgjidhje, pasi opozita në parlament ishte fasade dhe nuk mund të futej me këtë kryeministër dhe qeveri në zgjedhje, por mendoj se ka qenë vendimarrje e guximshme dhe në kohën e duhur. Ishin 10 protesta të mëdha kombëtare që mund të menaxhoheshin më mirë në mënyrë që ne të qëndronim në shesh për orë të tëra në mënyrë që të rrëzohej qeveria,” – tha Biberaj.
Ndër të tjera në fjalën e tij me gazetarin Enkel Demi, ish deputeti demokrat ndër ka theksuar se qeveria e sotme nuk merr vesh me negociata, protestat janë e vetmja rrugë me të cilën mund t’i bëhet ballë asaj.
Sipas tij zhvillimet në vend duhet të jenë me emergjencë, pasi situata është thuajse si në 91′, por sot jemi akoma më keq pasi në atë kohë kishim shpresë ndërsa tashmë nuk kemi as shpresë.
Bashkëpunimi me ndërkombëtarët sipas tij është një tjetër faktor i fortë me të cilin bashkëpunon opozita.
“Ne jemi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe informacione të shumta vijnë për kryetarë të përfshirë në krim. Do të ketë sërish raste të tjera, por çdo gjë në kohën e vet”, – është shprehur Biberaj.
“Një model i tillë qeverisës nuk merr vesh me negociata, por vetëm me protesta. Duhej të kalonte një vit që ato të uleshin në negociata për kodin zgjedhor.”
Gjithashtu ai është shprehur se zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme dhe e domosdoshme për daljen e vendit nga kriza.
“Logjika normale përpos mendimeve politike të çon në zgjedhjet e parakohshme që duhet të zhvillohen patjetër. Pas përfundimit të reformës zgjedhore do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, kjo është një bindje nga ana jonë. Ndërkohë krahu tjetër është në avion numëron miliardat e krimit”, – tha nder te tjera ai.
Diskutime rreth kësaj post