Kryeministri Rama ditën e sotme ka replikuar komentuesit e tij në faqen e Facebook. Teksa komentonte aktualitetin në vend për paketën anti-KÇK, një qytetar e ka pyetur kryeministrin se nuk pranon asnjë lloj kritike nga të tjerët.
Komentuesi: Me habit fakti Z. Kryeminister qe s’pranon asnje lloj kritike nga asnje individ..per sa I perket postoblloqeve te Kota dhe te shumta Mos bej sikur se dini edhe ju qe ka akoma molle te kalbura ne sistemin e policise se shtetit, por kjo sdo te thote qe ata bejne keq qe dalin apo shteti po’ drejtohet ne menyre te gabuar, thjesht mund edhe te hiqet pak KY mentaliteti qe ne 150km rruge nga Tr ne Vlore dalin 14 kontrolle policie,PA pike motivi.. Tani shikoje pak vete kete fenomen!
Rama: e para mos u habit fare, po dallo kritikat nga sharjet, perqeshjet apo brockullat! E dyta, nuk e kam thene asnjehere qe s’ka molle te kalbura ne polici, sepse as nuk e mendoj e as nuk rri nje dite rehat ne raport me mollet e kalbura; e treta, nuk thash as qe duhet te kete 14 kontrolle policie ne 150 km rruge (qe s’ka ne fakt) po fola per postblloqet e posacme te ngritura me objektiva te posacem ne momente te caktuar. Shpresoj u kuptuam.
Diskutime rreth kësaj post