Kryedemokrati Lulzim Basha i është rikther edhe një herë ‘supergjyshes’ Vera, të cilën pak ditë më parë e ka shoqëruar për të bërë pazar.
Sot, ai ka publikuar videon, ku ka treguar se si e ka kaluar paraditen me Verën.
“Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha krahas videos.
Në një moment, Basha shfaqet në shtëpinë e pensionistes duke u interesuar për jetesën e saj.
Vera ka thënë se paratë e pensionit nuk i dalin as për ilaçet, ndërkohë kreu i opozitës ka shtuar: ‘Kam edhe unë dy prindërit me ilaçe’.
Kujtojmë që më herët është zbuluar se Pranvera Bodinaku është një mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike. Por jo vetëm kaq, ‘supergjyshja’ Vera është dhe kryetare sindikate. Ajo drejton Sindikatën e Tregtisë dhe Turizmit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post