Policia e Shtetit ka nisur një aksion të gjere në disa qyteteve, ku pas Beratit sot në mbrëmje është ndalur në Fier. Me anë të një video-je është bërë me dije se po zhvillohet një aksion me postblloqe në rrugë, për kapjen e personave në kërkim dhe zbulimin e mjeteve të vjedhura.
Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.
“Plan masash për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura. Kontrollet nga strukturat e DVP Fier dhe FNSH Fier”, shkruan Policia.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post