Shtatë deputetë të opozitës i kanë dërguar një kërkesë për interpelancë urgjente kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Kërkesa për interpelancë pashtruar nga deputeti Lefter Maliqi.
Në kërkesë pritet që të pyetet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me situatën rëndë të kriminalitetit në vend dhe ngjarjet e pazbardhura. Ndërkaq kërkohet informacion edhe për punën e dobët të policië për zbulimin dhe parandalimin e krimeve.
Po ashtu në interpelancë do ti këkrohet informacion ministrit në lidhje me ngjarjet kriminale në disa qytete të vendit dhe çfarë është bërë për zbardhjen e tyre.
Një tjetër çështje për të cilën do ti kërkohet llogari ministrit Lleshaj është edhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj banorëve të Bregut të Lumit, Astirit, fëmijëve, të moshuarve dhe në cilin ligj është mbështetur policia për të përdorur forcën.
Diskutime rreth kësaj post