Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama u shpreh se misioni i KiE vërtetoi atë që ka thënë opozita, se ‘zgjedhjet e 30 qershorit ishin në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin dhe krijoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.’
Luan Rama tha se qëndrimi i këtij misioni nxjerr në hap maskaradën që u bë me zgjedhjet, ndërsa theksoi se afrimi i vendimit me familjen europine do të vijë vetëm përmes plotësimit të 9 pikave të vendosura nga Bundestagu gjerman.
‘Qëndrimi më i fundit evidenton, denoncon dhe nxjerrë edhe njëherë zbuluar maskaradën e zgjedhjeve të ashtu quajtura të 30 qershorit të vitit të kaluar dhe denoncon gjithashtu paturpësinë e veprimit të mazhorancës, e cila i kriminalizoi edhe këto zgjedhje siç ka bërë në fakt edhe me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut Gjerman si kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian’ – tha Luan Rama.
Në lidhje me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Luan Rama tha se qeveria po bllokon në mënyrë të qëllimshme atë pikërisht që të mos hetojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të zgjasë sa më shumë jetëgjatësinë e pushteti të tij.
‘Gjykata Kushtetuese ka dhe një detyrë të përcaktuar qartë edhe në rezolutën e Bundestagut gjerman sepse ajo duhet të shprehet për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, prandaj mazhoranca, prandaj qeveria e ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese për t’i vazhduar dhe t’i zgjasë sa më shumë jetën këtyre strukturave në krye të të cilëve i janë vënë element me background apo me prapavijë kriminale’ – tha Luan Rama.
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit theksojmë se opozita zgjodhi të vetëpërjashtohej nga procesi zgjedhor duke lënë të papërfaqësuar elektoratin e saj dhe duke lënë në ‘garë’ vetëm mazhorancën të përballet me veten.Misioni i KiE doli me një deklaratë një ditë më parë ku tha se ‘zgjedhjet e 30 qershorit ishin të cunguara dhe nuk reflektonin demokracinë funksionale në nivelin kombëtar e lokal.’
Diskutime rreth kësaj post