Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka publikuar sot një dokument ku tregohet vendimi i Ministrisë për Rindërtimin e cila i ka akorduar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit një buxhet prej 190 milionë lekësh për ngritjen e një portali unik qeveritar të procesit të rindërtimit.
Në dokument shkruhet se AKSHI caktohet si njësi zbatuese për ngritjen e portalit dhe më poshtë shkruhet se efekti financiar është 19,440,360 lekë.
Sipas Këlliçit kjo është një vjedhje që ministria e Ahmetajt kërkon ti bëjë parave të dhuruara për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete! Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpive ose riparimi i 10 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti”, – shkruan Këlliçi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post