Alketa Vejsiu i bëri gjithë shqiptarët krenarë mbrëmjen e djeshme me prezantimin e saj dinjitoz. Mirëpo në një moment, që fansave nuk iu shpëtoi, duket se Alketa gënjeu në sy të të gjithëve.
Teksa po tregonte se edhe në Shqipëri organizohet një festival i ngjashëm si Sanremo, por me ndryshimin që ne jemi 12 vite pas, Alketa bëri një ‘gafë’ për të mos e quajtur gënjeshtër, teksa tha se ajo është e vetmja femër që ka prezantuar Festivalin e fundvitit në RTSH.
“Ne jemi 12 vite pas jush, në mos gaboj, pasi krijuat Sanremon, rreth 12 vite më pas u organizua Festivali i Këngës. Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve që rezultoi një sukses…” – tha Alketa.
“Kush e ka prezantuar?” – tha Amadeus.
“Për vite me radhë burra, burra, burra e burra pafund. Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje,– tha Alketa.
“Dhe kush është kjo grua?” – pyeti Amadeus.
“Kjo grua jam unë,” – tha Vejsiu.
“Uaaaa, ke prezantuar…sa mirë bravo!” – vijoi më tej Amadeus.
Mirëpo mjafton të hedhim një vështrim në vitet e mëparshme dhe mund të themi me plot gojën se çdo vit Festivali i RTSh-së ka pasur një prezantuese femër. Me të vërtetë nuk ka qenë e vetme, ka pasur në krah dhe një partner, por jo se gjatë gjithë këtyre viteve ky festival është prezantuar vetëm nga meshkuj.
Diskutime rreth kësaj post