Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, thotë se Bashkimi Europian ka vendosur që ti japë 6 milionë euro ndihmë Policisë së Shtetit. Kryediplomati i BE deklaroi se shumë shpejt do të takohet me kreun e SPAK për t’u siguruar që ligji të zbatohet në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut.
Po ashtu ai komentoi edhe operacionin “anti-KÇK”, ku tha e Operacioni Forca e Ligjit ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë në shtete të ndryshme.
“Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne është e rëndësishme mënyra si do zbatohet ligji. Po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kreun e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut”, – u shpreh Soreca, teksa ndodhej në Kakavijë bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Diskutime rreth kësaj post