“Sot jemi në një ironi të madhe, është një paçavure e politikës. Gangrena më e madhe e mos zhvillimit të këtij vendi është drejtësia. Pse tallesh me shqiptarët, po vazhdon të bëhet një teatër”, – kështu ka deklaruar ish deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në studion e Abc News.
Gjithashtu Duma tha se marsi do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave.
“Disa gjëra lidhen me njëra-tjetrën. Muaji mars do të jetë një gong i madh sa i përket hapjes së negociatave, sa më shumë shtohet dështimi aq më shumë partnerët ndërkombëtare nuk duan që të ndalojë reforma në drejtësi. Policia e Shtetit ka nevojë që të rrisë efiçencën ndaj policëse. Sa realisht po ndiqet paraja për të shkuar të krimi? Pse Edi Rama vendosi ngritjen e kësaj force? Grupet kriminale me të cilat erdhi në pushtet krijuan një kaos. Kjo ngjarje nuk e ka sot gjenezën, por para 7 viteve arriti kulmin”, – u shpreh Duma.
Sipas saj me ligjin “Anti KÇK”, synojnë të kapin edhe në këta të kapurit dhe ti mbajnë bashkë.
“Për të kapur lepurin në qerre shteti i ka të gjitha. Me implementimin e ndërkombëtarë në reformën në drejtësi shpresojmë të ndodhë. Nuk duhet të zgjatet periudha tranzitive. Ka pasur shumë momente që edhe kur ambasadorët kanë ndërhyrë. Roli i tyre është domosdoshmëia më e madhe”, – tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post