Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’, foli për strukturën e fundit ‘anti-‘kçk’. Nishani tha se qeveria nuk ka moral më për të luftuar krimin, pas 7 vitesh qeverisje.
“Unë jam dakord në një gjë me qeverinë, por nuk kanë ata më moral për tu thënë shqiptarëve se çfarë do të bëjmë, është moral i rënë. Por në një gjë jam dakord, tek krimi i organizuar thembra e Akilit, është tek ekonomia, është tek paraja që ata zotërojnë, janë pronat, janë asetet. Kudo në botë, kur është goditur krimi, është goditur tek asetet, por kjo qeveri nuk e ka goditur që 7 vite, dhe nuk do e godasë, është një gënjeshtër e madhe.”, – u shpreh Nishani.
Diskutime rreth kësaj post