Aktori i humorit, Romeo Veshaj ka vendosur të ndajë një foto në rrjete sociale, përkrah ish-kolegut të tij, Agron Llakajt. Dy aktorët shfaqen në një pozë, që duket e realizuar brenda ambjenteve të nje palestre, ndërsa tregojnë muskulaturën, pa bluzë.
“Agron Llakaj kur ishim djem të rinj,” – shkruan Romeo Veshaj, dhe përkrah ka shënuar edhe datën e fotos, 5 shkurt 2016.
Disa kohë më parë, dy binjakët Veshaj vendosën të shkëpusnin marrëdhëniet e punës me Agron Llakajn, duke u larguar nga emisioni “Al Pazar”, në Vizion Plus. Madje u përfol se shkak për largimin ishte bërë një debat mes dy vëllezërve dhe Agron Llakajt, por aktorët e kanë mohuar, duke treguar se vazhdojnë të jenë miq të mirë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post