Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Poligrafit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat tha se Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë vendosmërisht me Qeverinë e Shqipërisë.
“Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës në drejtësi, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë vendosmërisht me Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa largon korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Kjo punë duhet të vazhdojë në të gjithë spektrin e gjerë të sistemit të drejtësisë.
Ju jeni vendosur në një pozicion unik për të sjellë ndryshime pozitive për të gjithë shqiptarët – për të siguruar një të ardhme të integritetit. Kapeni mundësinë që e keni fituar përmes përkushtimit dhe punës tuaj të madhe. Përdorini këto aftësi për të sjellë ndryshim”, tha ajo.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post