Zbardhet takimi i Presidentit Ilir Meta me delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri.
Meta vlerësoi rolin e Kongresit si garant i parimeve të Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore, dhe angazhimin e tij për monitorimin serioz të situatës në Shqipëri.
“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cenuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit”, vuri në dukje Presidenti.
Kreu i Shtetit u ndal edhe në disa ligje të miratuara nga Kuvendi, për të cilët tha se cenojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, të cilat pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, ende jo-funksionale.
Kushtet e Bundestagut, vuri në dukje Presidenti Meta, janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurtë për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria.
Presidenti nënvizoi se është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t’i jepet një zgjidhje tërësore, duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post