Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se ka ardhur koha që në Shqipëri të deklarohet dhe të regjistrohet publikisht pasuria, pavarësisht si e kanë krijuar. Ai shprehet se presioni i ekonomisë formale është shumë më i madh.
Manjani shkruan:
“Ky vend ka nevojë për një amnisti të përgjithshme financiare. Duhet pak mend, por dhe sinqeritet dhe vendosmëri.
Kështu si e kemi katandisur, vendi është i paqeverisshëm. Nuk kanë kuptim më as ligjet e as masat ekzektutive, sado ekstreme të jenë.
Presioni i ekonomisë formale është shumë më i madh. Është kjo ekonomi në fajt që mban njerëzit me bukë, ashtu siç financon edhe luksin e disave.
Ndoshta mënyra më e mirë është legalizimi i parasë informale. Të gjitha shtetet e bëjnë. Edhe ne e kemi bërë me apo pa dashje, por në mënyrë pjesore.
Kemi legalizuar ndërtimet pa leje, pa pyetur fare nga erdhën paratë. Kemi legalizuar ndërtime pa fund me leje ndërtimi nga më të çudirshmet. Kemi urbanizuar tmerrësisht shumë qytetet, pa pyetur hiç me çfarë parash. Kemi bërë e jemi ende në proçes rivlerësimi pronash. Kemi falur taksa e detyrime fiskale.
Por ka ardhur momenti për një vit 0. Një vit ku të gjithë duhet të deklarojnë dhe të rregjistrojnë publikisht pasurinë, pavarësisht si e kanë krijuar.
Pas vitit 0, vjen viti 1. Ky është momenti kur vendi bëhet i qeverisshëm me ligje e rregulla.
Duket si tezë e dikutueshme, e goditshme, e vështirë, por mendoj se duhet bërë. Këtu nuk ka më vend për moral, sepse pak kush ka fytyrë për moral e moralizim.
Askush nuk mund të pretendpjë se po vë ligj e rend, kur shoqëria mbahet në këmbë nga ekonomia informale.
Prandaj kjo punë fillon nga formalizimi. Dhe formalizimi nuk bëhet me kod penal as me populizma KÇK-iste, por me mend në kokë dhe me përgjegjshmëri të lartë publike.
Unë kështu e mendoj.”
Diskutime rreth kësaj post