Horoskopi 25 Nëntor 2015
Dashi
Me Venusin në shenjën tuaj dita parashikohet më e qetë dhe e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Ndërsa ata që parashikohet të investojnë diku, duhet të konsultohen më parë me një mik të besuar, përpara se të ndërmarrin rreziqet. Me financat tregohuni të kujdesshëm.DashiKjo ditë do të jetë e mirë për ju që jeni me humor dhe optimist që në mëngjes! Këtë të martë do të gjeni një shtysë të re për punën, një lajm i mirë do t’ju detyrojë që të jepni maksimumin tuaj dhe të tregoni më të mirën për të arritur qëllimet tuaja ambicioze. Përsa i përket jetës suaj në çift gjatë kësaj dite është parashikuar që të merrni një propozim interesant.
Demi
Horoskopi për ju sot parashikon një ditë me fat, sidomos në punë, në sajë të mbrojtjes së Plutonit dhe Jupiterit. Për ata që janë duke pritur për të marrë një kredi ose arkëtime në llogaritë e tyre, ka shanse të mira për sukses. Ndërsa gjatë pasdites Hëna hyn në shenjën tuaj duke zbutur sferën e dashurisë. Shfrytëzojeni këtë pjesë të ditës për ta kaluar me partnerin.
Binjakët
Horoskopi për ju sot me kundërshtimin e Saturnit në shenjën tuaj, mund t’ju detyrojë që të rishikoni një projekt për të cilin ju jeni duke punuar. Kufijtë e rivlerësimit dhe mundësitë do jenë të detyruara për të ndryshuar qëllimet tuaja. Edhe dashuria do të ketë përplasje me Hënën armiqësore, duke ju shkaktuar tension në jetën tuaj në çift.
Gaforrja
Kjo e martë do të jetë një ditë shumë e tensionuar. Kjo si rezultat i kundërshtimit të Marsit, Venusit, Hënës dhe Uranit të cilat do ju bëjnë të keni një humor të keq duke ju shkaktuar edhe disa grindje dhe keqkuptime me familjarët dhe në dashuri. Ajo që duhet të bëni është të gjeni një mik të besuar me të cilin të flisni për sikletet tuaja.
Luani
Horoskopi për sot parashikon një ditë pozitive, krahas vështirësisë ajo do të jetë e dobishme. Pavarësisht nga armiqësia e Hënës dhe Uranit, në punë do të mbani një përqendrim të lartë dhe do jeni në gjendje për të treguar njohuritë tuaja të mira. Edhe në studime do bëni përparim të rëndësishëm, i cili do ju ndihmojë të shikoni në të ardhmen me besim më të madh.
Virgjëresha
Kjo e martë fillon me humor të pastër. Sot keni ndërmend të bëni një investim të vogël, megjithëse mjaft të rrezikshëm. Konsultohuni me një koleg para dhe peshoji mirë rreziqet. Pavarësisht nga disa paqartësi, ju jeni optimist dhe me iniciativë duke pranuar me entuziazëm mundësitë që lindin në vendin e punës dhe më gjerë.
Peshorja
Horoskopi për sot parashikon një Hënë armiqësore e cila do ju shkaktojë disa probleme. Edhe në qoftë se ndiheni të sigurt për veten tuaj, këtë të martë do të ketë rrethana të paparashikuara që komplikojnë rutinën tuaj. Megjithatë pasditja do të ketë ndryshime në Hënë, ku menjëherë do filloni të përfitoni nga efektet e saj.
Akrepi
Kjo e martë parashikohet të jetë e vështirë. Dita fillon me një xhelozi dhe pakënaqësi në jetën tuaj martesore, ku do të keni vështirësi për të gjetur qetësinë menjëherë. Ajo që duhet të bëni është të reflektoni mbi gabimet tuaja, të merrni ndihmë shtesë gjatë pasdites, ku Hëna në Dem do ju ndihmoj të jeni më të sigurt. Merrni hapin e parë, lini mënjanë punën për qetësinë e çiftit.
Shigjetari
Sot do të jetë një e martë plot optimizëm dhe e lumtur për ju, falë ndikimit të mirë të yjeve në qiellin tuaj. Në mëngjes ju do të merrni lajme të mira, një problem i vjetër papritur mund të rezultojë në një të thjeshtë! Miqësitë dhe dashuria do të tregojnë anën e tyre më të mirë, duke ju ndihmuar për të rritur entuziazmin që ju karakterizon këtë martë.
Bricjapi
Horoskopi sot ofron disa momente tensioni, të shkaktuara nga armiqësia e Hënës dhe Uranit që ju bëjnë ju më tepër pesimist. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ju, megjithatë angazhimet e shumta gjatë kësaj të marte do të marrin rrjedhën e tyre dhe nuk do lini asgjë pas dore, duke e kthyer pasditen në një periudhë të qetë. Merrni kohën e nevojshme për të bërë listën tuaj të prioriteteve.
Ujori
Me Venusin në shenjën tuaj dita parashikohet më e qetë dhe e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Një bashkëpunim i mirë mes partnerësh ju bën më të bashkuar. Por në orët e pasdites Demi në shenjë kërcënon të minojë këtë harmoni të bukur. Xhelozia është pika juaj e dobët, por shpesh, për shkak të disa fjalëve të tepruara, përfundon keq. Ruani qetësinë.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do të bëni një rillogaritje të shpenzimeve tuaja. Jupiteri ka qenë kohët e fundit shumë i butë me ty, dhe me bashkëpunimin e Hënës, mundësitë për të shpenzuar kanë qenë të shumta dhe ju i keni shfrytëzuar deri në maksimum. Por sot këshillohet të mbani një sy edhe nga kursimet. Shpenzimet e papritura mund të shkaktojnë telashe, bëni kujdes.
Diskutime rreth kësaj post