Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka analizuar sjelljen e kreut të PD, Lulzim Basha, këto katër ditët e fundit.
Bashën e kemi parë duke bërë pazar me qytetarët, duke shëtitur nëpër rrugë apo duke pirë kafe. Mirëpo pikërisht këtë sjellje, Spahiu i konsideron si një kopje të shëmtuar të Erion Veliajt, i cili në të vërtetë është origjinal në ato që bën.
Spahiu e këshillon Bashën që këto sjelle t’í bëjë pasi të humbasë zgjedhjet vitin tjetër dhe i premton se do të shkojë personalisht ta presë në aeroportin e Amsterdamit, për tí kujtuar se bota është e rrumbullakët.
Postimi i plotë:
4 ditët komike të fotografisë, si kopje e shëmtuar e Erion Velisë!
Lulzim Bashën e njoh prej 22 vjetësh. Jemi takuar në Uhtret të Hollandës, në periudhën kur ai dhe bashkëshortja studionin në Hollandë.
Erjon Velinë e njoh prej 16 vitesh që kur ai krijoi Lëvizjen Mjaft.
Të dy kanë shumë të përbashkëta por edhe dallime thelbësore.
Të dy janë produkt dhe investim afatgjatë i Fondacionit SOROS.
Të dy janë investim dhe besnikë të dy liderve në dy partitë përkatëse, respektovisht Ramës dhe Berishës.
Të dy kanë punuar si kryetar Bashkie.
Të dy janë pro hollandezë dhe gëzojnë mbështetjen e kësaj linje diplomacie.
Të dy janë të fiksuar pas reklamës mediatike dhe pushtimit hapsirave televizove.
Ngjajnë shumë në sjellje dhe komunikim me njëri-tjetrin dhe dhurojnë buzqeshje pa kufi madje edhe atyre që i urrejnë.
Prej afro 15 vitesh askush nuk e nuhaste ngjashmëritë por as dallimet mes tyre.
Brenda 4 ditësh do të rrëzohej miti 14 vjeçar i Lulzim Bashës si model “serioz”.
Basha sapo ka emëruar një kompani imazhi si Erjon Velia për të kuruar profilin e tij në rënie dhe totalisht antipatik në publik.
Brenda 4 ditësh u shfaq si Erjon Velia nëpër rrugë, nëpër kafe apo në tregun e zarzavateve duke blerë domate.
Ishin pamje që na ka lodhur Erjoni 5 vjet duke hapur dhe mbyllur lajmet.
Lulzim Bashën që kur e kam takuar 22 vjet më parë e deri më sot më është krijuar ideja sikur vesh të njëjtat rroba ndërsa Erjoni ka një stil mgjyrash dhe trendy.
Basha i fiksuar pas kostumeve dy numra më të mëdha që mgjajnë si model kinez “Çang Çeng” të blera tel tregu çam dje ishte bër sportiv si Erjoni.
4 ditët dhe 4 fotot me golf leshi, pantallona mbi çorape dhe ecja në këmbë tek semafori i Lanës nuk e zh’bëjnë dot modelin e çunit palluqe dhe qullac të Lulzim Bashës, atij bythpambukut i cili ka 15 vjet nuk zbret nga Mercedesi.
Un e kam kundërshtar Erion Velinë, madje jam arrestuar kur kam protestuar para zyrës së tij.
Unë gjykoj se Erjon Velia është “Makjaveli” i politiks që gjithsesi është origjinal, por Lulzim Basha është thjesht një kopje e shëmtuar e fotove dhe aktrimit të Erjon Velisë!
Lulzim Basha ende nuk e ka kuptuar që ai nuk ka humbur zgjedhjet se populli nuk e ka parë si qytetar të thjeshtë apo se ai është milioner!
Basha ka humbur zgjedhjet sepse:
– Është i pabesë, mashtrues, i paaftë dhe nuk e merr askush seriozisht
– S’ka mundur të ngrej një parti të fortë me struktura sepse është dembel
Në këto kushte askush nuk do e votoj Lulzim Bashën për ato foto që aktron tek dyqani fruta-perimeve.
Ai duhet sillet si lider i opozitës dhe jo si kopje e Erjonit kryetar Bashkie.
Besa, organizimi, disiplina, uniteti, fjala, karizma, puna, idetë, kreativiteti, toleranca dhe fryma për bashkim duhet jenë karakteristikat e liderit opozitar!
Fotot mediatike si burrë shtëpijak, që bën pazarin e gruas, le ti hedhi vitin tjetër, pasi të humbas zgjedhjet e rradhës.
Atë ditë i premtoj se do e pres në Aeroportin e Amaterdamit për ti kujtuar se bota është rrumbullakët dhe nuk rrotullohet as rreth Saliut dhe as rreth Erjonit.
Shihemi së shpejti Lulzim por pa fotograf…
#shpërndaje edhe ti
Diskutime rreth kësaj post