Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ligjin anti-KÇK dhe thotë se ambasadorët gjithnjë mbështesin qeverinë.
“Nuk e di nëse ndërkombëtarët janë viktimë të faktit që gënjehen nga Edi Rama. Ndërkombëtarët ose nuk e njohin mirë, o janë miopë ose është mbështetje për një regjim. Arsyet janë edhe se ambasadorët gjithmonë mbështesin qeverinë.
A keni parë ambasador që të vijë e të thotë që këtu është një vend që ka shumë probleme. Ata këtë punë kanë, ata kanë interesa të ndërsjella, mbështesin qeverinë. Nuk është hera e parë që mbështeten regjime për interesa gjeo-politike”, tha Lubonja në News 24.
Diskutime rreth kësaj post