Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të hënë ka pasur si rendin e ditës çështjen e shpërndarjes së fondeve vjetore për partitë. Komisioni ka shpërndarë sot 140 milionë lekë partive politike, përfshirë edhe 3 forca politike të opozitës të cilat janë jashtë parlamentit.
Sipas vendit të marrë në mbledhjen e të hënës, KQZ vendosi që të shpërbleje me 63.417.047 lekë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila fitoi e vetme zgjedhjet e vitit 2017, duke fituar 74 mandate parlamentare.
Nga buxheti i shtetit të ardhura do të përfitojë edhe Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet pavarësisht se liderët e tyre politikë dhe deputetët që dolën nga zgjedhjet e qershorit 2017 vendosën të braktisin Parlamentin.
Forcat kryesore në opozitë do të marrin në total një shumë prej 663 milionë lekë të vjetër, ku përkatësisht PD do të përfitojë rreth 380 milionë lekë , LSI rreth 200 milionë, ndërsa PDIU 74 milionë lekë.
Ndarja e fondeve sipas relacionit të KQZ është përpjestuar 70% sipas nurmit të deputeteve te fituar ne zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë ndërmjet partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike qe kane marre pjese në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar 1 përqind të votave në shkalle vendi. Pas tërmetit të 26 nëntorit, u reduktuan me 500 milionë lekë.
Diskutime rreth kësaj post