Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha po qan pasi nuk është dakord me këtë beteje pa kompromis me krimin e organizuar.
Ai paralajmëroi se do t’u nxihet jeta të gjithë atyre që bëjnë të fortin në komunitet dhe që me paratë e krimit kanë vënë pasuri.
“Këta maskarenj kanë 30 vjet që i nxijnë faqen këtij vendi dhe që kanë vënë pasuri pafund dhe që këto duhen verifikuar, pasuria e tyre është e domosdoshme të sekuestrohen dhe në përfundim të një hetimi të konfiskohen e këto para të shkojnë për forcimin e të ardhurave për investimet më të mëdha edhe për policinë por edhe në buxhetin e rindërtimit. Unë e mirëkuptoj Bashën që po qan sot e dje gjithë ditën, se qeveria e Ramës në betejë pa kompromis me krimin e organizuar ka miratuar një akt dhe Luli nuk e do, por ju jo, se ajo që ju ka ndarë me Lulin është qasja juaj për implementimin e plotë të reformës, unë për këtë ju jam mirënjohës dhe e them gjithmonë se dallimi juaj është qasja ndaj reformës, ka ndonjë që e gënjen Luli akoma, por ju ftoj që sapo akti normativ të ketë përmbyllur procedurën normale, ne ta ratifikojmë këtë akt normativ,” – tha Balla në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post