Deputeti Kujtim Gjuzi, mori fjalën në Kuvend, duke replikuar me ministrin e Brendshëm, ku tha se ndoshta Sandër Lleshaj nuk e komandon dot Ministrinë.
“Ju zoti ministër, se kam respekt për ju, ua kam thënë edhe më parë, nuk mund t’ju akuzoj për të korruptuar, as t’ju bëj përgjegjës për kanabisin, por ju s’mund të anashkaloni këtu faktin e skafit që kërkohej në mes të detit.
Ju zoti ministër, ndoshta nuk e kontrolloni dot Ministrinë e Brendshme, pasi unë di nja dy raste kur këto komisarët tuaj, çojnë patrulla për kontrolle në lokale dhe restorante për të marrë rryshfet.
Unë nuk u them që ju të dilni dhe të kërkoni falje këtu, se jeni burrë dhe ne jemi në Kuvend, dhe unë kam respekt edhe për faktin se vini nga një zonë që e respektoj, por herë tjetër do të flasim ndryshe”, iu drejtua Gjuzi.
Diskutime rreth kësaj post