Kryedemokrati Lulzim Basha teksa publikon një video duke ecur në rrugët e Tiranës thotë se kudo ku shkon dhe me këdo flet, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra: mundësi, punësim, shëndetësi, arsim të denjë dhe zbatim të ligjit dhe një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon.
“Kudo që shkoj me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra: mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Si çdokush dhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”, – thotë Basha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post