Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar për ligjin anti-KCK, të miratuar së fundmi në parlament. Xhixho thotë se ky ligj është antikushtetues dhe se me anë të tij i jepet fuqi e madhe Policisë së Shtetit.
“Ligji anti-KCK i jep fuqi të madhe Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit i bie që sekuestron pasuri, ndërkohë që duhet që për sekuestrime pasurie duhet që të vendosë Prokuroria. Reforma në drejtësi u mbështet si mekanizëm që do të bënte që drejtësia të mos jetë më në dorën e politikanëve. Mirëpo, ministri merr kompetenca me ligjin anti-KCK. Është skemë totalisht politike. Ne kemi ligje fort të mira, ligji antimafia, ligji të statusit të prokurorit, gjyqtarit etj. Kjo maxhorancë ka probleme të shumta me krimin e organizuar dhe po ashtu ka korrupsion, sipas ndërkombëtarëve. Sesi mund të presin qytetarët që kjo qeveri e tillë të luftojë korrupsionin, këtë s’e dimë. Duhet ta bëjnë të huajt. Kjo iniciativë antikushtetuese dhe dhunon të drejtat e njeriut. Kemi të bëjmë me dhunim të shtetit të së drejtës. Dëmtohet rëndë edhe imazhi i Shqipërisë. Kjo paketë triblon edhe institucionet e reja të drejtësisë. Duke dhunuar të drejtat e njeriut, mund të kemi padi edhe në Strasburg, gjë që ka kosto edhe për Shqipërinë si shtet”, – deklaroi Xhixho e ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”.
Diskutime rreth kësaj post