I pranishëm në prezantimin e paketës ligjore, Anti-KÇK, tek Reparti Renea ku janë stërvitur njësia OPERACIONI FORCA E LIGJIT, kryeministri Edi Rama u shpreh se duhet të merren masa ekstreme. Rama që shtoi se personave të përfshirë në krimin e organizuar të cilët kanë vënë pasuri do t’ua bëjë atdheun e parehatshëm.
Po ashtu Rama theksoi dhe një herë masat që do të merren ndaj krye gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që godasin policinë, ku u shpreh se paketa kërkon brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe më pas hetimin.
“Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin policinë, jo me plumba por më keq se plumbi më çekiçin e drejtësisë dhe e godasin pas shpine. Paketa kërkon brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe më pas hetimin.”– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post