Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” një foto të shkrepur nga stafi i tij, ku shfaqet me një grua pensioniste, e cila ka dalë të bëjë pazarin për familjen.
Basha shkruan se si kjo pensioniste ka edhe shumë të tjerë në Shqipëri, që kujdesen mes sakrificave për familjarët.
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha.
Ai nuk ka shpjeguar se si u gjend në krah të Verës, kur dihet se përrreth vilës ku banon kreu i PD në ‘Long Hill’ nuk gjendet asnje vend për të blerë domate.
Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të zonjës që shfaqet me kryetarin. Ajo ishte militante e Partisë Demokratike.
Gjyshja pensioniste ka marrë pjesë në çadrën e PD, ka qenë krah Ervin Salianjait, ku i fundit ka bërë denoncime, por dhe si analiste në televizone.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post