Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata është shprehur se duhet me doemos që partitë politike të vendosin si rregull që gjashtë muaj përpara zgjedhjeve, vendi të drejtohet nga një qeverisje teknike. Mes të tjerave Gjata, iu përgjigj dhe Taulant Ballës, i cili tha sot se nuk do të ketë në asnjë mënyrë zgjedhje të parakohshme.
“Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, dhe partitë politike duhet të vendosin mes tyre që gjashtë muaj përpara zgjedhjeve vendi të udhëhiqet nga një qeveri tranzitore.
Këshilli Politik është pranimi i versionit që ka pasur opozita, që fjala e saj duhet të dëgjohet sa i takon Reformës. Tani jemi në kushtet teknike të çështjes, pasi ngërci politik u zgjidh, duhet thënë se ky është një nga kushtet e Bundestagut.
Problemi nuk është se kur do të shkojmë në zgjedhje, por sot flasin për zgjedhjet e parakohshme ata eksponentë socialistë, që më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet.
Këta që i ka marrë vesh Europa dhe Amerika.
Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.
Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.
Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend”, tha mes të tjerave Gjata për Fax web.
Diskutime rreth kësaj post