Balerina Lori Bala dhe DJ i njohur, Olti Kazaferi janë një prej çifteve të showbiz-it që i njohim mirë, por ndonjëherë harrojmë që janë bashkë.
Lori është një prej balerinave më të mira të ekranit. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve për koreografi dhe prej 10 vitesh është balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ndërsa Olti ka një karrierë 15-vjeçare si DJ në radio, por tani është menaxheri i Alban Skënderajt, Miriam Canit dhe grupit West Side Family.
Olti dhe Lori kanë një histori të bukur dashurie që lindi 7 vite më parë. Të ftuar në emisionin “Rudina”, ata ndanë disa detaje për fillimet e lidhjes që nuk i kemi ditur më parë.
Edhe pse të dy janë pjesë e showbiz-it, Lori dhe Olti janë njohur përmes rrjeteve sociale. Siç tregojnë ata, gjithçka nisi me disa komente.
“Ne jemi njohur krejt rastësisht nga rrjetet sociale. Kemi ngacmuar njëri-tjetrin me disa komente të vogla dhe aty nisi e gjithë gjëja jonë”, -është shprehur Lori.
Sot, ata janë prindër të një vogëlusheje 3-vjeçare, të quajtur Elois. Për sa i përket dasmës, duket se nuk është në planet e afërta të çiftit.
“Nuk e dimë akoma. E nisim si bisedë, por pastaj shkrin rrugës. Me dëshirë e kemi, por akoma nuk kanë ardhur rrethanat”, -është shprehur Lori.
Ndërsa Olti ka shtuar se nuk do të ketë një dasmë tradicionale, pasi ata nuk janë tipa të tillë. Sipas tij, me shumë mundësi do të ketë ndonjë festë të thjeshtë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post