Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka tha se paketa anti-KÇK bëhet vetëm për show propagandistik. Sipas tij Rama e ka të pamundur të qeverisë vetëm, pasi ka një kontratë të pashkruar me ata që e sollën në pushtet
“Qasja që ka Rama ndaj krimit po jep efektet në të gjitha këto vite. Rama, krimin e organizuar e konsiderojnë biznes.
Që këtu nis e keqja e gjithçka, pasi tashmë është i detyruar t’i shpërblejë. E gjithë “Rilindja” del pjesë e grupit KÇK.
Po dalin të gjithë me probleme dhe kjo nuk është më përgjegjësi personale, ashtu siç Rama thotë. Rama e ka të pamundur të qeverisë vetëm, pasi ka një kontratë të pashkruar me ata që e sollën në pushtet,” tha Noka për A2.
Diskutime rreth kësaj post