Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali më 20 janar u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë një djalë. Lajmin e bukur e dha vetë Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo postoi një foto mjaft të ëmbël nga materniteti ku na prezantonte me të voglin e saj, Kren. Por edhe pse kanë vetëm 10 ditë nga lindja e djalit ministrja dje është kthyer në krye të detyrës.
Ministrja ka marrë pjesë dje në seancën parlamentare dhe fotografi i Kuvendit i ka shkrepur një moment ministren sëbashku me deputeten e PD-së, Rudina Hajdari.
Fotografi Rama shkruan se Hajdari e ka uruar ministren për lindjen e djalit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post