Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë ‘Berisha’, Flamur Noka është i bindur se Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet në përballje me kryeministrin Rama. Sipas tij këtë e tregojnë sondazhet dhe kjo është arsyeja pse Rama bën gjithçka për të zvarritur reformën.
“PD është sot e fokusuar te kushti i Bundestagut, reforma zgjedhore. Po ashtu, jemi në terren për konsolidimin e strukturave. Ne kemi vitalizuar strukturat për t’u përgatitur për zgjedhje.
Nga sondazhet del se PD është fituese dhe kjo është arsyeja pse Rama bën gjithçka për të zvarritur reformën, që të mos shkojë në zgjedhje. Ulja në tryezë ishte një fitore shumë e madhe për ne,” tha Noka në A2.
Diskutime rreth kësaj post