Deputeti Alban Zeneli ka folur për Komisonin Hetimor dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ai shpreson që ky proces mos të jetë si të tjerat që janë ngritur nga Kuvendi dhe kanë shkuar në drejtim të paditur.
“Mua nuk më lejohet të flas si pjesë e komisionit të hetimit pa dalë në një konkluzion. Për mua ka më shumë rëndësi serioziteti dhe integriteti i këtij vendimi se sa çfarë do të jetë përfundimi. Uroj të mos jetë në vazhdën e proceseve hetimore që ka ngritur Kuvendi i Shqipërisë gjatë 30 viteve, ku kanë ikur në drejtim të paditur.
Një nga arsyet kryesore pse është bërë reforma në drejtësi është që të mos ketë njëri të pahetuar dhe të pagjykuar duke filluar nga Presidenti. Besoj që një vijë sjellje do të jetë edhe raporti i Komisionit të Venecias”, tha Zeneli në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post