Rudina Magjistari kishte të ftuar sot në emision aktorët e filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit. Ajo sqaroi njëherë e mirë se s’ka më hatërmbetje me Mamaqin, pas zërave të fundit. Dhe teksa Ermali falenderonte me radhë aktorët pjesëmarrës, ai nuk anashkaloi një ndër emrat më të rëndësishëm që u bë pjesë e filmit.
Është fjala për kreun e qeverisë Edi Rama, i cili luante rolin e dajës së fortë të Landit (Ermal Mamaqi), që vjen në momentin e fundit për të ndaluar dasmën e nipit të tij.
Teksa Ermali nisi të falenderonte kryeministrin, Rudina, e cila ka qenë partnerja e Ramës dhe ka bashkëjetuar për disa vite me të, bëri një koment epik për aktrimin e tij.
“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij të frikshëm.
Diskutime rreth kësaj post