Pasi për muaj me radhë kishin vënë tre kushte, përjashtimin e Damian Gjiknurit dhe opozitës së re nga diskutimet për reformën zgjedhore, si dhe kryesimin e tyre nga ndërkombëtarët, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe duke pranuar të ulet në tryezën e reformës zgjedhore.
Demokratët kërkonin largimin e Gjiknurit për shkak se e akuzonin si të përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.
Pas vendimit të Lulzim Bashës edhe daljet e tij në media kanë qenë të rralla, por qytetarët në Facebook nuk e lënë rehat. Ata kanë shpërthyer në akuza dhe të gjithë e shigjetojnë si bashkëpunëtor të kryeministrit Rama. Ata kërkojnë rikthimin e Sali Berishës.
Lulzim Basha ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.
Diskutime rreth kësaj post