Edi Rama është komentuar shpesh për veshjen e tij, pasi herë pas here zgjedh ndonjë detaj që tërheq vëmendjen. Së fundmi, ajo që po bie në sy, është se ai po shfaqet me mjekër.
Kjo nuk u ka shpëtuar edhe qytetarëve në rrjetin e tij social Facebook. Një nga ata i komenton veshjen dhe mjekrën. Rama i përgjigjet se nuk ka asnjë punë lidhur me pamjen e tij të jashtme.
Replikat:
Qytetari: Po ti je ma i miri.Po vetem aman citjanet ne Bruksel.E mjekrra ma e vogel.Te shkojne shume.Je ma i miri i atyne qe nuk JANE.
Edi Rama: citjanet a shallvaret megjithe mjekerr jane puna ime jo jotja dhe si katundar nga Surreli i Tirones qe jam, te keshilloj ty qytetarin nga Brukseli te mos merresh me to,se s’ke asnje pune as te me veshesh e as te me qethesh mua.
Diskutime rreth kësaj post