Pak kohë më parë, Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës publikoi një foto porti i Hamburgut, mbi të cilën shkruante se aty para 46 vitesh punonte punë të rënda fizike për të financuar studimet.
Por në emisionin Opinion, Behgjet Pacolli tregoi dhe një tjetër histori interesante nga Hamburgut, pikërisht ngjarje e ndodhur në një restorant afër portit.
Behgjet Pacolli: Kam shkuar me këpucë sportive pa çorape. Kur shkuam aty, në këtë pjesën tjetër përballë është restoranti. Shkoj nalt në recepsion janë shkallët e jashtme. Ata thonë, po ju keni rezervim, por ju nuk mund të hyni këtu për arsye se nuk keni çorape. Dhe them s’ kam problem, unë ulem poshtë dhe në makinë i kam çorapet. Unë ulem poshtë, zhveshi këmishën dhe e marr kanatjeren time e ndaj në dy pjesë dhe i vura si çorape dhe shkova nalt. Hyjmë brenda dhe ai ishte ai momenti kur unë isha me disa shokë dhe iu tregojë si ka qenë ky moment doja të shikojë ambientet.
Diskutime rreth kësaj post