Presidenti Ilir Meta tha se në kohën kur koronavirusi është duke u përhapur, sidomos dhe në vendet fqinje është koha që Shqipëria të marrë masa të rrepta.
“Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga OBSH, duhen marrë masa më të forta të mundshme, për të parandaluar këtë virus, për të penetruar ne vendin tonë, aq më tepër kur janë konstatuar edhe dy vende në Italinë fqinje”, – tha ai.
“Mendoj se është koha që të marrim masa më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë në raste të tilla, si në rastin e sarsit, por është e rëndësishme të theskohet që çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike”, tha tutje ai.
“Mendoj se në rastet në Itali tregojnë se ne jemi seriozisht të ekspozuar, prandaj duhet të parandalojmë me cdo kusht përhapjen tek ne, i kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë këtë gjë si kur parandaluam sarsin.”, – tha Meta.
SHPËRNDAJE
Diskutime rreth kësaj post