Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, shprehet se pas goditjeve të tërmetit është normale vala e panikut. Por, sipas saj, do të jetë muaji shkurt dhe mars ku do të shihen pasojat reale të tërmetit në psikologjinë e personave.
“Ditët e para të tërmetit ishte më shumë vala e panikut, ndërkohë ne pasojat e tërmetit do t’i ndjejmë në shkurt dhe në mars, atëherë kur ne mund të diagnostifikojmë pasojat e tërmetit nëse flasim për post-traumë. Ishte shumë shpejt në fillim që të kishim problematike të shfaqura reale. Momenti i parë ishte moment paniku”, – tha psikologia në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post