Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se synimi i opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme.
“Pas një opozite 7-vjeçare Shqipëria është me keq nga kjo qeverisje. PD vazhdon të denoncojë aferat e kësaj keqqeverisje. Ashtu sikurse nga ana tjetër nuk mund të gjesh dy qytetarë që takohen, bisedojnë dhe që mos protestojnë ndaj kësaj keqqeverisje dhe mos kenë një mendim të përbashkët që ky kryeministër duhet të ikë, kjo qeverisje duhet të largohet dhe vendit duhet ti vinë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme për ti sjellë vendit një normalitet”, – tha Dhurata Çupi në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post